Putin reagon pas fitores së Trump, por nuk e përmend: Lufta për rendin e ri botëror në zhvillim e sipër!
Presidenti rus, Vladimir Putin ka raguar një ditë pas fitores së Donald Trump si Presidenti i 47-të i ShBA-ve.
Një luftë është duke u zhvilluar për të formuar një rend të ri botëror ndërsa epoka e dominuar nga perëndimi po shembet, ka thënë Vladimir Putin, raporton Sky News.
Duke folur në klubin e diskutimit Valdai në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit, një ditë pas fitores zgjedhore të Donald Trump, presidenti rus tha se Perëndimi kërkon t’i shkaktojë Moskës një “disfatë strategjike”.
“Struktura e mëparshme e botës po zhduket në mënyrë të pakthyeshme, mund të themi se tashmë ka ikur dhe po shpaloset një luftë serioze, e papajtueshme për formimin e një të reje.
Bota ka nevojë për Rusinë dhe asnjë vendim nga eprorët e supozuar në Uashington apo Bruksel nuk mund ta ndryshojë këtë”.
Rusia, tha Putin, nuk e konsideron qytetërimin perëndimor si armik, pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së për të izoluar Moskën.
Putin nuk e ka përmendur Trumpin në komentet e tij deri më tani dhe korrespondenti i Sky News nga Moska Ivor Bennett tha se reagimi zyrtar nga Kremlini deri më tani ka qenë “shumë i kujdesshëm, mjaft i ruajtur”.