Prokurori i lartë mbështet lirimin me kusht të vëllezërve Menendez
Erik dhe Lyle Menendez, dy vëllezër të dënuar për vrasjen e prindërve të tyre në një rast që tronditi Amerikën më shumë se tre dekada më parë, duhet të dënohen nga një gjykatës dhe të lirohen me kusht, ka rekomanduar prokurori i qarkut të Los Angelesit.
Vrasjet e vitit 1989 të Kitty dhe Jose Menendez në rezidencën e tyre në Beverly Hills kanë mbërthyer ShBA-në për vite me radhë dhe së fundmi kanë frymëzuar një serial të njohur në Netflix.
Rasti u përqendrua në motivin e Erik dhe Lyle Menendez në vrasjet, në të cilat prindërit e tyre u qëlluan 13 herë teksa shikonin televizor.
George Gascon, prokurori i lartë i LA County, njoftoi të enjten se provat e reja në këtë rast meritonin një rishikim të dënimeve të tyre të përjetshme.
Erik Menendez, 53 vjeç dhe Lyle Menendez, 56 vjeç, aktualisht po vuajnë burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht në Kaliforni.
Ka një rrugë të gjatë përpara që vëllezërit potencialisht të ecin të lirë.
Një gjykatës do të ketë fjalën e fundit nëse ata duhet të ridënohen dhe një bordi i lirimit me kusht do të duhet të shqyrtojë nëse duhet të lirohen nga burgu pasi kanë kryer burgimin më shumë se 30 vjet.
Burimi