Profesori serb: Kërkim falja për dhimbjet e shkaktuara në Kosovë, duhet të bëhet nga politikanët e Serbisë që janë sot në detyrë

Profesori serb: Kërkim falja për dhimbjet e shkaktuara në Kosovë, duhet të bëhet nga politikanët e Serbisë që janë sot në detyrë

Para disa javësh, profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq, i kthyer për herë të parë në Kosovë që nga viti 1997, i ka kërkuar falje publike popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet që Serbia u shkaktoi gjatë viteve 1998-1999.

Pas kaq kohësh ai ka dhënë detaje rreth këtij veprimi.

Videnoviq thotë se ai nuk dërgoi falje nga Serbia, por kërkoi falje vet për të gjitha jetët e humbura dhje gjithë fatkeqësinë dhe pikëllimin që vendi i tij Serbia,  i shkaktoi qytetarëve të Kosovës.

“Kërkimi i faljes është punë e politikanëve në detyrë dhe e jona, si njerëz të qytetëruar, dashamirës, ​​të hapur dhe të lirë, si fqinjë që respektojmë dhe vlerësojmë njëri-tjetrin, të kërkojmë falje që në hapin e parë në tokën e Kosovës. Po, para së gjithash, në ngushëllimet dhe pendimin tonë, le t’u bëjmë homazhe viktimave të panumërta të pafajshme të asaj errësire të tmerrshme dhe ndërgjegjes çnjerëzore të disa anëtarëve të popullit tim gjatë viteve 1998 dhe 1999, dhe pastaj të përpiqemi të kthejmë një faqe të re të jetën tonë të përbashkët në këto zona”, tha ai për SB.

Megjithatë ai thotë se ka vërejtur një ndryshim të vogël tek serbët. Profesori thotë se ka mbetur i befasuar që jehona në Serbi e adresimit të tij në Kosovë ishte jashtëzakonisht shumë pozitive.

“Kishte, natyrisht, pakënaqësi, por mjaft të moderuar. Nuk kishte asnjë sharje dhe fyerje që shoqërojnë zakonisht daljet e mia publike. E theksova qartë se nuk kam legjitimitet të flas në emër të popullit serb, por kam legjitimitetin e mbi 5000 njerëzve që në zgjedhjet e dhjetorit të vitit të kaluar, me gjithë pengesat, mbështetën politikën në parimet e së cilës unë i prezantoj dhe kush do të bashkohej këtu, në Kosovë, për të lutur për falje”, tha ai.
Burimi