
Pranoi dhurata me vlerë mbi 403 mijë dollarë, dënohet me burg ministri në Singapor
👁855
Subramaniam Iswaran, një ministër i lartë i kabinetit në qeverinë e Singaporit, është dënuar me 12 muaj burg në një gjyq të profilit të lartë që ka mbërthyer kombin e pasur.
Isëaran, 62 vjeç, u deklarua fajtor për pranimin e dhuratave me vlerë më shumë se 403,000 dollarë amerikanë ndërsa ishte në poste publike, si dhe për pengimin e rrjedhës së drejtësisë.
Dhuratat përfshinin bileta për Çmimin e Madh të Formula 1, një biçikletë Brompton T-line, alkool dhe një udhëtim në një avion privat.
Gjyqtari Vincent Hoong, i cili mbikëqyri çështjen në Gjykatën e Lartë të Singaporit, theksoi se krimet e ish-ministrit të transportit ishin abuzim me pushtetin dhe rrezikonin besimin e njerëzve në institucionet publike.
Burimi