Portokalle me kivi, kombinimi më i fuqishëm për imunitetin

Portokalle me kivi, kombinimi më i fuqishëm për imunitetin

Për të rritur imunitetin tuaj të brendshëm, kombinimi i dy prej frutave kampione të pasura me Vitaminë C ofron një sasi unike të përfitimeve për shëndetin. 

Si portokalli, ashtu edhe dhe kivi bëjnë pjesë në kategorinë e frutave acide, ndaj kjo është arsyeja pse ata kanë një ndërveprim të veçantë mes tyre. Frutat acide nuk duhet të konsumohen të shoqëruar me fruta të ëmbël, shalqi, bishtajore, ose niseshte.

Kujdes duhet bërë edhe kur frutat acide kombinohen me perime, yndyrna dhe fruta të pasur me yndyrna. Frutat acide kombinohen mirë edhe me zarzavatet me gjethe, proteina, dhe me frutat gjysëm acide.

Për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të ujit, fruta acide tentojnë të treten shumë shpejt dhe kjo përbën një vlerë të shtuar për sistemin tretës. Kivit dhe portokallet kanë përmbajtje të ulët natyrale të kalorive dhe janë të pasur me sunstanca ushqyese shumë të dobishme.

Të dy frutat kultivohen me sukses në Shqipëri, por nëse agrumet janë një nga frutat historike të rajonit tonë, kivit janë nga kulturat e reja që kanë gjetur hapësirë të përshtatshme në vend.

Sezonin i pikut për portokallet është stina e dimrit, ndërsa kulmin kivit e kanë në fund të vjeshtës, por nuk mungojnë asnjëherë në treg.

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente