Politico: Scholz po forcon qëndrimin e tij ndaj emigracionit për të mbijetuar politikisht

Politico: Scholz po forcon qëndrimin e tij ndaj emigracionit për të mbijetuar politikisht

Lëvizja e kancelarit gjerman Olaf Scholz për të vendosur kontrolle të reja kufitare rrezikon të krijojë një përçarje në BE, paralajmëron Politico .
Me një tjetër fitore të mundshme elektorale të ekstremit të djathtë të AfD -së që pritet pas 11 ditësh në shtetin e Brandenburgut dhe koalicionit qeverisës të Scholz-it që ka shënuar rënie në sondazhe, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe ministrat e tij duket se po ndryshojnë kursin për imigracionin.
Në fillim të kësaj jave, Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Fesser njoftoi kontrolle të reja kufitare që kërcënojnë të minojnë një nga shtyllat e idesë europiane: lirinë e lëvizjes përtej kufijve kombëtarë.
“Ne po forcojmë sigurinë tonë të brendshme përmes veprimeve konkrete dhe po vazhdojmë kursin tonë të ashpër kundër imigracionit të paligjshëm”, theksoi ministrja gjermane në një konferencë për shtyp, gjatë së cilës njoftoi kontrolle të reja në të gjithë kufijtë tokësorë gjermanë.
“Derisa të arrijmë një mbrojtje të fortë të kufijve të jashtëm të BE-së,” shtoi ajo, “ne duhet të forcojmë kontrollet në kufijtë tanë kombëtarë”.
Sulmet e supozuara të kryera nga njerëz që hynë në vend si azilkërkues, duke përfshirë një sulm me thikë të kryer nga një burrë sirian në qytetin perëndimor të Solingenit në gusht, e shtynë Scholz të deklaronte se tani “terrorizmi është kundër të gjithëve”.
Masa vjen gjithashtu pas triumfit të partisë anti-emigrantëve Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet e fundit lokale në shtetet e Turingisë dhe Saksonisë. Kjo ishte fitorja e parë e madhe elektorale për një parti të ekstremit të djathtë në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore.
Pas sulmit në Solingen, Gjermania njoftoi një plan për të përshpejtuar dëbimet dhe për të shkurtuar përfitimet për disa azilkërkues në vend. Autoritetet gjermane deportuan gjithashtu 28 shtetas afganë të dënuar për krime në Afganistan, udhëheqja e të cilëve është në duart e talebanëve.
Masat e fundit në kufij kanë për qëllim “kufizimin e mëtejshëm të imigrimit të paligjshëm dhe mbrojtjen kundër rreziqeve serioze që vijnë nga terrori islamik dhe krimi i rëndë”, tha ministri i brendshëm gjerman.
Megjithatë, masat e shpallura, specifikat e të cilave ende nuk janë bërë të ditura plotësisht kanë shkaktuar konfuzion dhe alarm në vendet në kufi me motorin e eurozonës.
Këto vende shprehin frikën se do të ketë pasoja për Eurozonën, në zbatimin e traktatit të Shengenit dhe ekonominë e BE-së.
Kryeministri polak Donald Tusk kritikoi ashpër planet gjermane nga Varshava.
Nëse liderët gjermanë ndjekin kontrolle më të forta, kjo do të çonte në “pezullimin de facto të marrëveshjes së Shengenit në një shkallë të gjerë”, tha Tusk, duke shtuar:
“Unë nuk kam dyshim se situata e brendshme politike në Gjermani është ajo që nxit shtrëngimin e masave.” .
Gjermania kryen vazhdimisht kontrolle kufitare me Poloninë, Austrinë, Republikën Çeke dhe Zvicrën. Autoritetet gjermane kanë kthyer rreth 30,000 njerëz pa dokumente të vlefshme në kufijtë e vendeve të lartpërmendura që nga tetori i vitit të kaluar, sipas ministrisë së brendshme të Gjermanisë.
Njoftimi i kësaj jave është zgjerimi i këtyre kontrolleve kufitare në Francë, Luksemburg, Holandë, Belgjikë dhe Danimarkë.
Udhëheqësit polakë janë të shqetësuar se Gjermania do të shtojë kontrollet e vazhdueshme, të cilat kanë çuar në bllokime të trafikut kufitar me Donald Tusk duke theksuar se Varshava “do të kontaktojë vendet e tjera të prekura nga vendimi i Berlinit për konsultime urgjente”.
Vihet re se Tusk anuloi pjesëmarrjen e tij të planifikuar në një event në Potsdam të Gjermanisë në fund të javës, ku ishte planifikuar të takohej me kancelarin Scholz, megjithëse arsyeja e anulimit mbetet e paqartë.
Ndërsa koalicioni i Scholz, Social Demokratët (SPD), Të Gjelbrit (Die Gruene) dhe Demokratët e Lirë (FDP) është nën presion nga jashtë për të mos ndërmarrë veprime që do të shkaktonin një përçarje në traktatin e Shengenit, në vend ai përballet me shqetësim në rritje me botën politike për të kthyer emigrantët në kufi.
Anëtarët e Unionit Demokratik Kristian (CDU) konservatorë po e shtyjnë qeverinë Scholz të parandalojë azilkërkuesit që përpiqen të hyjnë në Gjermani nga vendet e tjera të BE-së, një lëvizje që ka të ngjarë të krijojë një efekt “domino” në të gjithë Europën, theksojnë ekspertët, me vendet e tjera që gjithashtu mbyllin kufijtë e tyre për azilkërkuesit.
Ministrat në qeverinë e koalicionit të Scholz po mbështesin procedurat e shpejta për deportimin e azilkërkuesve në vendet e tjera të BE-së që konsiderohen përgjegjës për përpunimin e kërkesave të tyre, thekson Politico.
Burimi