Planet për dëbimet e emigrantëve, Teksasi i ofron Trump gati 567 hektarë tokë
Zyrtarët e Teksasit, ata që menaxhojnë edhe tokat e hapësirat shtetërore në vend, bënë të ditur se i kanë ofruar ekipit të ri tranzitor të përzgjedhur nga presidenti i ardhshëm Donald Trump, plot 567 hektarë tokë, në jug të Teksas, për ta përdorur si hapësire për planet e administratës së re, për deportimet masive.
Komisioneri shtetëror i Teksasit, Dawn Buckingham, thotë se ende pret një përgjigje nga ekipi i Trump, pas letrës në të cilën i ofrohet Konteja Starr, si vendi i duhur për tu marrë me emigrantët dhe deportimet masive, paralajmëruar nga Trump gjatë fushatës.
“Ndoshta Trump është i interesuar për ndonjë hapësirë tjetër dhe ne kemi 13 milionë hektarë tokë në Teksas në dispozicion për planet e tij”, thotë Buckingham.
Cari i kufirit, ai që do të mbikëqyrë planin e Trump për emigracionin e paligjshëm në SHBA, Tom Homan, pritet të vizitojë Jugun e Teksas në 26 nëntor, për tu takuar atje me Guvernatorin Greg Abbott dhe ende nuk dihet nëse do të shohin nga afër edhe tokën në fjalë, në kontenë Starr.
Sipas mediave vendase, që prej korrikut 2024, Teksas ka ndërtuar e financuar ndërtimin e murit prej 54 kilometrash në kufirin SHBA-Meksikë ndërsa sipas censit të vitit 2020, Konteja Starr popullohet në 97% të saj nga hispanikë apo latinë.
Burimi