Persona të armatosur hapën zjarr në një lokal në Meksikë, dhjetë të vdekur dhe shtatë të plagosur
10 persona u vranë kur persona të armatosur sulmuan një bar në Meksikën qendrore. Lajmin e njoftoi sot agjencia franceze e lajmeve AFP, duke cituar një zyrtar të sigurisë. Policia lokale tha se katër persona të armatosur arritën në lokalin në qytetin e Queretaro, në shtetin e Queretaro, me makinë dhe më pas hynë brenda dhe hapën zjarr.
“Për momentin, ne e dimë se dhjetë persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë lënduar si pasojë e incidentit ”, tha kreu i shërbimit komunal të sigurisë publike të Queretaros.
Makina që besohet se drejtohej nga sulmuesit u gjet më vonë e djegur në komunën El Marques në shtetin Queretaro. Në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar edhe një person.
Tragedy strikes downtown Querétaro! Gunmen stormed Bar Los Cantaritos, leaving 10 dead and at least 9 injured. #Mexico #MexicoBarShooting #MexicoMassacre #MexicoCity The heart of our city, turned into a scene of chaos. When will this violence end? #Querétaro #SafetyFirst… pic.twitter.com/6Rs981AZxV— know the Unknown (@imurpartha) November 10, 2024
Burimi