Përparim në bisedimet me Beogradin? Kurti: Tani ka një marrëveshje, jo vetëm dialog

Përparim në bisedimet me Beogradin? Kurti: Tani ka një marrëveshje, jo vetëm dialog

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka theksuar se “tani ka një marrëveshje, jo vetëm një dialog” për bisedimet e Brukselit, pasi u pyet për ecurinë e negociatave me Serbinë në Bruksel dhe nëse pritet përparim në atë drejtim.
“Ne tashmë kemi një marrëveshje, jo vetëm një dialog”, u tha Kurti gazetarëve shkurtimisht, pa dhënë detaje.
Kurti javën e kaluar tha se Kosova pret që Komisioni i ri Evropian të fillojë një dinamikë të re sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.
Të enjten në Bruksel do të ketë takim në nivelin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç dhe ende nuk dihet nëse të njëjtët do të kenë një takim trepalësh.
Rëndësia e paqes dhe sigurisë në Kosovë, Presidentja Osmani bisedon me diplomatin amerikan
Takimi i fundit në mes kryenegaciatorëve të Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 17 shtator. Bislimi dhe Petkoviç nuk patën takim trepalësh, por vetëm të ndarë me emisarin e BE, Miroslav Lajçak.
Burimi