Përmbytjet në Spanjë, autoritetet japin detaje, mes viktimave 11 fëmijë, 7 nën moshën një vjeç
Përmbytjet që shkatërruan Spanjën juglindore më 29 tetor vranë 26 shtetas të huaj, sipas një raporti zyrtar të publikuar sot, i cili gjithashtu zbuloi se gati gjysma e njerëzve që vdiqën ishin në të 70-at e tyre ose më shumë.
Ky raport ka të bëjë vetëm me viktimat në rajonin e Valencias, që janë 216 nga 224 vdekjet e regjistruara deri më tani nga fatkeqësia më e keqe natyrore në historinë e vendit. Gjithashtu, 104 prej viktimave ishin të moshës 70 vjeç e lart, 67 prej tyre mbi 80 vjeç.
Njëmbëdhjetë fëmijë, përfshirë shtatë nën moshën një vjeç, u vranë gjithashtu në katastrofë.
Mes 216 viktimave, 190 ishin shtetas spanjollë dhe 26 të huaj, 11 të kombësive të ndryshme, sipas të dhënave nga Qendra e Integrimit të të Dhënave (CID), një organizatë e krijuar pas përmbytjeve të 29 tetorit për të mbledhur informacione për viktimat në rajonin e Valencias.
Mes 26 të huajve që humbën jetën ishin 9 rumunë, 4 marokenë, 4 kinezë, 2 britanikë, një ukrainas, një holandez, një tunizian, një ekuadorian, një venezuelian, një kolumbian dhe një paraguaian.
Përveç 216 vdekjeve të regjistruara në rajonin e Valencias, përmbytjet e 29 tetorit morën gjithashtu shtatë jetë në Castilla-La Mancha dhe një në Andaluzi. Janë në kërkim edhe 16 persona të tjerë të zhdukur.
Burimi