Përmbytjet në Bosnje/ Rritet numri i të vdekurve nga shirat e dendur
Ekipet e shpëtimit në Bosnje kanë vazhduar kërkimet për të mbijetuarit nën rrënoja në fshatin Donja Jablanica të dielën pas përmbytjeve më vdekjeprurëse.
Autoritetet lokale thonë se numri i viktimave nga përmbytjet ka arritur në 20, 15 prej të cilëve në zonën e Jabllanicës, 70 kilometra në jugperëndim të Sarajevës.
Për shkak të përmbytjeve të së premtes, një gurore u shemb dhe rrënojat mbuluan shtëpitë dhe makinat në fshat.
Përmbytjet pasojnë një thatësirat e stinës së verës, e cila shkaktoi tharjen e shumë lumenjve dhe liqeneve dhe dëmtoi bujqësinë dhe furnizimin me ujë të zonave urbane në të gjithë Ballkanin dhe pjesën më të madhe të Evropës.
Meteorologët thanë se ndryshimet ekstreme të motit mund t’u atribuohen ndryshimeve klimatike.
Ekipe shpëtimi nga vendet fqinje dhe te BE-se u janë bashkuar përpjekjeve të shpëtimit në Bosnje.
Burimi