Përmbytje në Spanjë: Dhjetëra të vrarë; alarme të kuqe në Barcelonë dhe Valencia
Tragjedi nga përmbytjet në Spanjë.
Raportohet se numri i personave të vrarë nga përmbytjet në Spanjë është rritur në 72. Të paktën 70 kanë vdekur në Valencia dhe dy persona kanë vdekur në Castilla La Mancha, e cila ndodhet në jug të Madridit, sipas autoriteteve.
Përmbytjet janë më të këqijat që kanë goditur Spanjën në tre dekada. Larg Valencias, e cila është përballur me pjesën më të madhe të përmbytjeve të shpejta në Spanjë, shiu po bie tani më shumë se 200 milje larg në rajonin e Barcelonës.
Shërbimi meteorologjik i Katalonjës ka regjistruar sot 22 mm shi në qytetin Sant Cugat del Valles brenda 30 minutave.
Agjencia e motit ka thënë se reshjet lokale janë “të forta” dhe “në disa raste ato shoqërohen me breshër”. Paralajmërimet e motit për stuhi dhe shi të dendur mbeten në fuqi për zonat e Spanjës pasi disa pjesë të vendit u goditën nga përmbytjet e shpejta.
Ku janë vendosur paralajmërimet e motit?
Agjencia shtetërore e motit në Spanjë Aemet ka shpallur alarmin e kuq në qytetin e Valencias dhe ka një paralajmërim operacional emergjent për shkak të përmbytjeve në të gjithë provincën. Servei Meteorolpgic de Catalunya, shërbimi i parashikimit të motit në Barcelonë, ka aktivizuar gjithashtu një alarm të kuq për mot të dhunshëm dhe stuhi breshëri në territorin katalanas, në verilindje të Spanjës.
Grumbuj makinash të rrëmbyera nga përmbytjet tani mbushin rrugët në Valencia, ku 62 persona kanë humbur jetën që nga dita e djeshme.
Makinat janë grumbulluar në mënyrë kaotike mbi njëra-tjetrën pasi disa janë pjesërisht të zhytura në ujërat e përmbytjeve.
Burimi