‘Për t’u bërë president ai duhej t’u dorëzohej Clinton-ve dhe Sorosit’/ Vëllai i Obamës fushatë për Trump: Ai i bën gjërat në mënyrën e tij…
Barack Obama u shoqërua me “deep state” gjatë ngritjes së tij në pushtet dhe ishte i pafuqishëm për të mos iu bindur urdhrave pasi erdhi në detyrë, i ka thënë gjysmëvëllai i ish-presidentit amerikan prezantuesit të Going Underground, Afshin Rattansi.
Në një intervistë të transmetuar të hënën, Malik Obama i tha Rattansi-t se para se të hynte në korridoret e pushtetit, Barack Obama “ishte një person shumë i përulur e i mirë”.
Megjithatë, “për të qenë president i SHBA-së, ai duhej të kishte mbështetjen e disa njerëzve si Clinton-ët” dhe George Sorosi… ata që kontrollojnë vërtet gjithçka”.
Ruajtja e mbështetjes së tyre, bashkë me mbështetjen e “deep state”, ishte vendimtare për Barack Obamën dhe Malik sugjeroi se gjysmëvëllai i tij nuk do të kishte guxuar të kundërshtonte grushtin e shtetit të vitit 2014 në Ukrainë ose operacionin e ndryshimit të regjimit të vitit 2011 kundër Muammar Gaddafit në Libi.
“Ai do të kishte humbur mbështetjen e tij,” tha Malik. “Nuk do të ishte ai që është sot, sepse ishin ata njerëz që e mbështetën dhe ai duhej të luante me ta.”
“Kjo është arsyeja pse më pëlqen presidenti Trump,” vazhdoi ai, “sepse ai i bën gjërat në mënyrën e tij. Ai u lidh me Korenë e Veriut dhe takoi liderin e tyre atje. Obama mund ta kishte bërë këtë për Muammar Gaddafin. Mendoj se ai është thjesht… është një idiot.”
Termi “deep state” i referohet burokratëve të pazgjedhur dhe shpesh të panjohur të qeverisë që drejtojnë politikën e qeverisë, veçanërisht drejtuesit e agjencive të inteligjencës dhe ushtrisë.
Malik Obama ka të njëjtin baba si ish-presidenti dhe vizitoi Shtëpinë e Bardhë disa herë gjatë mandatit të parë të vëllait të tij në detyrë. Megjithatë, ai më vonë pretendoi se Barack ishte “i ftohtë dhe i pamëshirshëm” dhe e sulmoi atë për braktisjen e familjes së tij keniane. Që atëherë ai ka bërë një sërë pretendimesh të çuditshme për ish-presidentin, me sa duket duke njoftuar vitin e kaluar se Barack Obama është “pa dyshim homoseksual” dhe duke pretenduar në vitin 2017 se ai ka lindur në Kenia.
Malik Obama është një mbështetës i zëshëm i ish-presidentit Donald Trump, i cili para se të kandidonte për president në vitin 2016 sfidoi Barack Obamën të jepte certifikatën e lindjes për dyshimet se ai kishte lindur në SHBA. Trump më vonë u tërhoq dhe pranoi se Obama kishte lindur në SHBA.
Gjatë intervistës së plotë me Rattansi-n, Malik Obama diskutoi situatën aktuale të marrëdhënies së tij me vëllain e tij dhe rolin e pretenduar të Barack-ut në detyrimin e presidentit Joe Biden për t’i dhënë fund fushatës së tij të rizgjedhjes.
Burimi