Pavel Durov në pranga/ CEO i ‘Telegram’ akuzohet për 12 vepra penale
Prokuroria e Parisit tha të hënën se CEO i Telegram Pavel Durov u arrestua në kuadër të një hetimi gjyqësor dhe se miliarderi rus akuzohet për 12 vepra penale.
Arrestimi “vjen në kontekstin e një hetimi gjyqësor të hapur më 8 korrik 2024, pas një hetimi paraprak të nisur nga Seksioni J3-JUNALCO (Lufta kundër krimit kibernetik) të Prokurorisë Publike të Parisit”, tha Beccuau në një deklaratë.
Hetimi ka të bëjë me akuzat që përfshijnë transaksione të paligjshme në një grup të organizuar, posedim të imazheve pornografike të të miturve dhe ofrim ose vënie në dispozicion të imazheve pornografike të të miturve, etj.
Arrestimi gjithashtu ka të bëjë me “refuzimin për të komunikuar, me kërkesë të autoriteteve kompetente, informacion ose dokumente të nevojshme për kryerjen dhe funksionimin e përgjimeve të lejuara me ligj”, thuhet në deklaratë.
Prokuroria Publike e Parisit gjithashtu vuri në dukje se ndalimi i Durov mund të zgjasë deri në 96 orë deri më 24 gusht, duke pasur parasysh procedurën e aplikueshme për veprat e krimit të organizuar.
Të hënën, presidenti francez Emmanuel Macron tha në platformën e mediave sociale X se arrestimi i Durov “nuk është në asnjë mënyrë një vendim politik”.
Burimi