Pasi prezantoi planin me 7 pika për Kosovën, Vuçiç rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Pasi prezantoi planin me 7 pika për Kosovën, Vuçiç rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Një ditë pasi prezantoi planin e tij me 7 pika për Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nënshkruar vendimin për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Gjatë një ceremonia të gradimit të oficerëve të rinj të forcave të armatosura, lideri serb u shpreh se shërbimi i rregullt ushtarak do të jetë për një periudhë 75 ditore, teksa deklaroi se ka besim se edhe qeveria do ta miratojë këtë nismë.
 “Dua të besoj se të gjithë e kuptojnë se sa kemi nevojë për një ushtri të fortë, se sa më shumë armë do të duhet të blejmë, të prodhojmë, sepse nuk është dëshira jonë që të sulmojmë askënd e as që do ta bëjmë. Por, dëshira jonë është të pengojmë këdo në na kërcënon çdo ditë pa pasur frikë”, tha Vuçiç.
Një ditë më parë kryeministri serb, Millosh Vuçeviç tha se qeveria serbe është e gati për të dërguar shpejt në Kuvendin serb projektligjin për kthimin e shërbimit ushtarak.
 
Burimi