Organizoi festën e ‘çmendur’ pasi u mbajt peng për 246 ditë nga Hamasi! Noah kërcen me bikini të verdha ndërkohë që i dashuri vazhdon i zhdukur

Organizoi festën e ‘çmendur’ pasi u mbajt peng për 246 ditë nga Hamasi! Noah kërcen me bikini të verdha ndërkohë që i dashuri vazhdon i zhdukur

“Duhet të festojmë çdo moment, të vlerësojmë çdo ditë”, ka shprehur 26-vjeçarja Noa Argamani, e cila këtë vit përjetoi orët më të errëta të jetës së saj, pasi u mor peng nga Hamasi.
Ditën e djeshme, siç raporton Daily Mail , Noah dhe babai i saj kanë organizuar një festë të madhe, duke festuar rikthimin e saj me të afërmit dhe miqtë, ku e reja duket se po argëtohej me shpirt. Të dy shihen duke kërcyer dhe shijuar momentin, ndërkohë që Noah kishte veshur bikini të verdha, ngjyrë që tregon mbështetjen e pengjeve.
Më 7 tetor 2023 , Noeu ishte pjesë e festivalit, ku u sulmua nga Hamasi, të cilët vranë qindra njerëz e morën peng dhjetëra të tjerë, përfshirë Noahun dhe të dashurin e saj Avinatan Or.
Në një nga videot e publikuara në atë kohë, Noeu shihej e tmerruar mbi një motoçikletë, kur u rrëmbye nga terroristët. Deri më sot nuk dihet se ku është i dashuri i saj apo nëse është gjallë. Në qershor, pas 246 ditësh ndalim, ushtria izraelite arriti të shpëtonte Noa. Ajo arriti të shihte nënën e saj 61-vjeçare , Liora, e cila ishte e sëmurë rëndë me kancer në tru.
Kjo ishte një nga gjërat e para që ajo pyeti ushtarët që e shpëtuan, “a është gjallë nëna ime?”. Sot ajo është një nga figurat që i bën presion qeverisë Netanyahu dhe komunitetit ndërkombëtar për fatin e rreth 100 pengjeve që ende mbahen nga Hamasi. Ajo madje foli në samitin e G7 në Tokio, duke thënë se çdo natë në duart e Hamasit “kishte frikë se do të ishte e fundit”.
“Është një mrekulli që jam këtu. Abinatan, miku im, është ende atje dhe ne duhet t’i kthejmë ata para se të jetë tepër vonë. Ne nuk duam të humbim më shumë njerëz sesa kemi humbur tashmë”, u shpreh ajo.
Ndërsa nëse është e drejtë të festohet, me mbi 100 pengje ende të zhdukur, Argamani tha: Kam pritur 246 ditë për këtë moment. Nuk është ideale ta bësh këtë festë ndërkohë që ka ende një luftë në vazhdim, me ushtarët tanë ende në fushën e betejës dhe 109 pengje ende në Gaza, duke përfshirë edhe partnerin tim, i cili më mungon tmerrësisht. Por, në të njëjtën kohë, jam e lumtur që festoj jetën me të gjithë ju.
Burimi