![Nxënësi sulmon me mjete të forta shokët e klasës në një shkollë në Rusi, disa të plagosur](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/nxenesi-sulmon-me-mjete-te-forta-shoket-e-klases-ne-nje-shkolle-ne-rusi-disa-te-plagosur_66e7febca5e32.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Nxënësi sulmon me mjete të forta shokët e klasës në një shkollë në Rusi, disa të plagosur
👁1620
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë në Chelyabinsk të Rusisë, ku një nxënës sulmoi shokët e klasës dhe mësuesit e tij me një çekiç, raportojnë mediat vendase.
Ngjarja fillimisht është raportuar nga guvernatori i rajonit Chelyabinsk, Alexey Teksler.
“Një nxënës i shkollës nr. 68 në Chelyabinsk ka sulmuar shokët dhe mësuesit e tij, duke shkaktuar lëndime. Të plagosurit janë shtruar në spital”, shkroi guvernatori Alexey Teksler në kanalin e tij Telegram.
Ndër të tjera Teksler tha se situate tashmë ishte nën kontroll. Sipas guvernatorit, autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe se po zhvillohen hetime.
Burimi