Njihuni me vendin që po ‘korrupton’ çiftet që të lindin më shumë fëmijë!

Njihuni me vendin që po ‘korrupton’ çiftet që të lindin më shumë fëmijë!

E përballur me shkallën më të ulët të lindjeve në botë, Koreja e Jugut po prezanton stimuj financiarë për të trajtuar krizën e saj demografike, shkruajnë mediat e huaja.
Në distriktin Saha të Busanit, një program i ri u ofron banorëve deri në 38,000 dollarë për t’u njohur dhe për t’u martuar, duke inkurajuar çiftet të krijojnë familje.
Kjo nismë është pjesë e një strategjie më të madhe që synon të rikthejë rënien e popullsisë së vendit, e cila ka arritur një fazë kritike me normën e lindshmërisë që ka rënë në vetëm 0.72 fëmijë për grua. Ulja e lindshmërisë është rezultat i një ndërthurje faktorësh, por më së shumti vjen nga zhgënjimet e të rinjve koreanë me kostot e larta të jetesës dhe cilësinë e ulët të jetës.
Në përpjekje për të subvencionuar më tej koston e lindjes dhe rritjes së fëmijëve, qeveria ka vazhduar të rrisë buxhetin e saj për ndihmën në para të familjes. Paga mujore që marrin prindërit për vitin e parë të një të porsalinduri u rrit gjithashtu në vitin 2024 në një milion won (rreth 740 dollarë) nga 700,000 në vitin 2023. Për një fëmijë të lindur në vitin 2024, prindërit pritet të marrin  mbi tetë vjet të paktën 29.6 milionë won, ose rreth 22,000 dollarë nga qeveria.
Burimi