
Netanyahu mohon që Izraeli të ketë sulmuar qëllimisht paqeruajtësit
👁2724
Benjamin Netanyahu ka mohuar se trupat izraelite kanë shënjestruar qëllimisht paqeruajtësit e UNIFIL në Liban.
Ai tha se akuzat – të cilat janë bërë nga OKB-ja, Franca, Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja, ndër të tjera – ishin “plotësisht të rreme”.
Netanyahu përsëriti thirrjen që paqeruajtësit të tërhiqen nga zonat e luftimit, pavarësisht se ata veprojnë në zonën nën autoritetin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me direktivën për të lehtësuar paqen.
Ai tha se ushtria bëri të pamundurën për të shmangur dëmtimin e personelit të UNIFIL, ndërsa godiste luftëtarët e Hezbollahut.
Në anën tjetër, ushtria izraelite po vazhdon bombardimin e pozicioneve të Hezbollahut në Liban, duke kryer pothuajse qdo ditë sulme ajrore.
Burimi