Nëse dëshironi të pini shpesh kafe të zezë, është e mundshme që keni tipare psikopatike dhe sadiste

Nëse dëshironi të pini shpesh kafe të zezë, është e mundshme që keni tipare psikopatike dhe sadiste

Kafeja e preferuar ka lidhje edhe me karakteristika të caktuara psikologjike, ka treguar një hulumtim austriak
Ata të cilët e pinë kafen e ëmbël zakonisht janë të kujdesshëm dhe të këndshëm. Nëse jeni në shoqëri me dikë që pi kafe krejtësisht të zezë, mbase duhet sa më parë të ikni.
Hulumtimi i universitetit “Innsbruck” në Austri ka zbuluar lidhjen midis kafes më të preferuar dhe karakteristikave njerëzore. Ka rezultuar që kafen e zezë të pastër më së shpeshti e pinë njerëzit me tendenca psikopatike dhe sadiste.
Hulumtimin shkencëtarët e kanë bërë në 1.000 njerëz; ata vlerësuan se cila kafe u është më e preferuar dhe kanë bërë teste psikologjike, shkruan “Reader’s Diest”.
Karakteristika sadiste dhe psikopatike kanë treguar njerëzit të cilët e duan kafen e hidhët. ta që duan kafen e ëmbla dhe me qumësht dhe me shije të tjera të ëmbla, përgjithësisht janë të prirë që të pajtohen me mendimet e të tjerëve dhe theksohen për nga simpatia, bashkëpunimi dhe dashamirësia.
Hulumtuesit theksojnë edhe që lidhja është më e theksuar midis ushqimit të hidhët dhe sadizmit të përditshëm, ndërkaq ata konsiderojnë që kjo gjendje me siguri me kalimin e viteve do të jetë edhe më e keqe. 
Burimi