Në kohë tensionesh, Vuciq shkon në Bosnje e Hercegovinë
Në mesin e gjitha tensioneve në Ballkan dhe kërcënimeve për ndarjen e RS nga Bosnja dhe Hervegovina, e bashkimin e saj me Serbi, Presidenti serb ka vendosur ta vizitojë BeH-në.
Shkas thuhet të jetë një investim që qeveria serbe bëri në pjesën e RS-së.
Në Stanari sot do të hapet Qendra Shëndetësore e sapondërtuar “Srbija”.
Në hapjen ceremoniale, siç është paralajmëruar, do të marrë pjesë edhe presidenti i Bosnjë-Hercegovinës nga entitetet Republika Srpska Milorad Dodik dhe ai serb Aleksandar Vuçiq.
Anëtarja e Presidencës së BH-së, Zheljka Cvijanoviç dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Nenad Stevandiq, njoftuan praninë e tyre në hapje.
Qeveria e Serbisë, siç raporton RTRS, ka siguruar mjete për financimin e këtij objekti shëndetësor, me një sipërfaqe prej përafërsisht 1700 metra. Guri i themelit u vendos në vitin 2022.
Burimi