Ndryshimet klimatike mund të përshpejtohen shkaku i Inteligjencës Artificiale

Ndryshimet klimatike mund të përshpejtohen shkaku i Inteligjencës Artificiale

Inteligjenca artificiale (AI) konsumon aq shumë energji saqë qendrat e të dhënave për të zhvilluar teknologjinë në Evropë pritet të kenë nevojë për pothuajse tre herë më shumë energji deri në vitin 2030, sipas një studimi të publikuar sot.

Studimi, i publikuar nga firma konsulente McKinsey, tregoi se kërkesa për energji elektrike parashikohet të kalojë 150 teravat-orë (TWh) deri në vitin 2030 nga 62 TWh e sotme.

Kjo do të thotë se rreth 5 për qind e konsumit total të energjisë në Evropë do të shkojë për inteligjencën artificiale, ndërsa aktualisht konsumon rreth 2 për qind, sipas studimit.

Sipas një studimi, nevoja në rritje e inteligjencës artificiale për energji elektrike mund të përshpejtojë ndryshimet klimatike nëse nuk mundësohet nga burime të rinovueshme të energjisë.

Aktualisht, pjesa më e madhe e energjisë elektrike për qendrat e të dhënave ende vjen nga lëndët djegëse fosile.

“Kërkesa në rritje për energji elektrike të pastër sjell sfida të rëndësishme”, tha për dpa partneri i McKinsey, Diego Hernandez Diaz.

Burimet e besueshme të energjisë janë të disponueshme vetëm në një masë të kufizuar, vëren ai.

Përveç kësaj, ka pengesa në disponueshmërinë e punëtorëve të kualifikuar.

Studimi tregon gjithashtu se kërkesa shtesë për energji elektrike të gjelbër kërkon investime të mëdha në burimet e rinovueshme të energjisë.
Burimi