Ndodh në Maldive! U akuzua për magji të zezë ndaj presidentit, arrestohet ministrja
👁856
Policia në Maldive arrestoi ministren e Shtetit për Mjedisin, Fatima Shamnaz Ali Salim, njoftuan këtë të enjte autoritetet vendase, ndërsa mediat raportuan se ajo akuzohej për ushtrimin e magjisë së zezë ndaj presidentit Mohamed Muiz.
Policia tha se Ali Salim u arrestua të dielën, së bashku me dy persona të tjerë dhe u mbajt në paraburgim për një javë, raportoi South China Morning Post. Sakaq, Policia lokale nuk komentoi raportet e mediave lokale se ministrja u arrestua për përdorimin e magjisë së zezë ndaj presidentit.
Sipas kodit penal të Maldiveve me shumicë myslimane, përdorimi i magjisë nuk është krim, por sipas ligjit islamik dënohet me gjashtë muaj burg.
Burimi