Ndahet nga jeta Tahir Baçova ‘zbutësi i kafshëve’ të cirkut
Mjeshtri i Cirkut, Tahir Baçova, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, bën të ditur ‘Cirku Kombëtar’ me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Baçova e filloi karrierën artistike që në moshën 17 vjeçare dhe e vijoi deri në moshën 65 vjeçare. Ai njihet si ‘zbutësi i kafshëve’, bota e zbutjes së kafshëve u bë pasioni i jetë së tij, të cilin e ktheu në art për të argëtuar të madh e të vogël jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë.Fillimisht u aktivizua pranë Cirkut Amator e më pas si Profesionist në Cirkun e Tiranës sot Cirku Kombëtar.Numri i parë me kafshë, me një qen do të shënohet në vitin 1960 në premierën “Variete-Cirk-Variete” nga artisti Akrobati z. Tahir Baçova.
“Baçova mbetet bazamenti dhe promotori i profilit të kafshëve në Cirkun Shqiptar, bashkë me bashkëshorten e tij znj. Sanie Baçova, e para dhe e vetmja artiste grua në profilin e zbutësit të kafshëve në Cirkun Shqiptar. Me punën e tij të palodhur e me pasion e bëri të pamundurën të mundur, i ktheu kafshët në artist në ndërveprim me akrobatët e cirkut por dhe me publikun’ shkruhet në profilin e facebook të cirkut kombëtar.
Ndër numrat që do të mbahen mend gjatë nga publiku artdashës i Cirkut Kombëtar janë ato me pëllumbat në arenë të fluturojnë dhe të kthehen përseri tek vendini nisjes, dhinë të bindet dhe të luaj, gomarin të merret me aritmetikë, qenin të gjejë objektin dhe të kërkojë duartrokitje, apo ariun Silva si sportist duke bërë kosha dhe me pantimimën e gjuetarit dhe me numrat “Ecje me biçikletë”, “Kapërdime me rreth”, “Vertikale mbi shishe”, “Ekuilibër mbi glob”, “Ariu basketbollist”, “Ariu fotograf”, “Ariu vertikalist dhe ekuilibrist”, “Arinjtë në lisharse”. Nurma të tjerë Pëllumbat, Gomari, Dhia, numrat me qen “Brezi i kalitjes”, “Klasa e qenëve”, “Futbolli i qenëve, “Loja me kutia”, “Pastrimi”, “Kërcimi me litar”, “Bindja e Rozës”, “Gjetja e numrave” etj.
Artisti i Merituar Tahir Baçova prej më shumë se 40 vite ja kushtoi jetën dhe pasionin e tij punës me kafshë, i palodhur këmbëngulës me dëshirën për të dhuruar art.
Burimi