Mungesë e barnave/ Agjencia franceze gjobit 11 laboratorë farmaceutikë me 8 milionë euro

Mungesë e barnave/ Agjencia franceze gjobit 11 laboratorë farmaceutikë me 8 milionë euro

Autoritetet franceze kanë vendosur gjoba financiare në vlerë prej 8 milionë eurosh për 11 laboratorë farmaceutikë për mosmbajtjen e një stoku sigurie katërmujore të barnave kryesore.
Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave (ANSM) mund të vendosë gjoba financiare në rast mospërputhjeje “për të garantuar aksesin në barna për pacientët” bazuar në një ligj të fundit.
Gjobat e mundshme për kompanitë që nuk e bëjnë këtë u rritën në vitin 2022.
Legjislacioni francez tani kërkon që laboratorët të mbajnë një rezervë minimale sigurie prej katër muajsh për barnat thelbësore për të siguruar furnizimin e tyre nëse ilaçet kanë qenë subjekt i mungesës në dy vitet e fundit.
Dënimet vijnë pasi agjencia nisi një fushatë për të monitoruar stoqet e 422 barnave kryesore.
Kjo nuk është hera e parë që AKSHM vendos gjoba financiare; vitin e kaluar laboratorët janë gjobitur me 560,000 euro, sipas agjencisë.
Agjencia tha gjithashtu se menaxhoi rreth 5,000 raporte të mungesës së barnave ose rreziqeve të mungesës në vitin 2023, një shifër që ishte gjashtë herë më e lartë se në 2018.
Ndërsa shkaqet e mungesës së barnave ndryshojnë nga vendi në vend, shumë vende janë ende të prekura.
Komisioni Evropian vitin e kaluar njoftoi një sërë masash për të parandaluar mungesat, duke përfshirë një mekanizëm solidariteti, në mënyrë që shtetet e BE-së që përballen me vështirësi në furnizim, të mund t’u kërkojnë vendeve të tjera ndihmë për të ndarë stoqet e tyre./ Euronews – Syri.Net
Burimi