Monoliti ‘misterioz’ shfaqet në shkretëtirën e Las Vegasit

Monoliti ‘misterioz’ shfaqet në shkretëtirën e Las Vegasit

Policia e Las Vegas-it ka hequr një monolit “misterioz” me shkëlqim që u shfaq kohët e fundit pranë Gass Peak, pjesë e parkut kombëtare të kafshëve të egra në shkretëtirë për delet, breshkat e shkretëtirës dhe bimët e rralla. Policia e Las Vegas tha në një postim në mediat sociale se objekti reflektues u pa pranë Gass Peak, një zonë ecjeje me një majë prej afro 7000 këmbësh, gjatë fundjavës. 
Autoritetet nuk i japin dot shpjegim se si u ngrit atje dhe thanë se u gjet nga ekipi i kërkimit dhe shpëtimit të Las Vegas në veri të Luginës së Las Vegas.“Është një mister i pazgjidhur se si arriti atje ky dhe kush mund të jenë autorët përgjegjës,” tha policia e Las Vegas, duke shtuar se kolona tani po mbahej në një vend sekret ndërsa autoritetet zbulojnë mënyrën më të mirë për të asgjësuar ose ruajtur strukturën e bërë nga një fletë metalike reflektuese. Kjo nuk është hera e parë që shihet një kolonë kaq misterioze. Në vitin 2020, një monolit i ngjashëm metalik u gjet thellë në shkretëtirën e Jutas. Objekte të ngjashme janë raportuar në Rumani, Kaliforninë qendrore, New Mexico dhe në qendër të Las Vegas.Policia u bëri thirrje njerëzve që të marrin masa paraprake përpara shëtitjes në këtë zonë, duke përfshirë hulumtimin e parashikimit të motit, mbajtjen e ndihmave shtesë, ujë dhe ushqim, si dhe marrjen e një burimi drite si dhe një telefon plotësisht të karikuar.
Burimi