‘MIK Festival’ ngjarja kulturore 7 vjeçare, Inva Mula shpluhros operetën ‘Agimi’ pas 70 vitesh
‘MIK FESTIVAL’ është kthyer në një ngjarje të rëndësishme kulturore për Shqipërinë. Edicioni i 7-të është çelur në qytetin e Korçës, ndërsa themeluesja sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula veçoi nga surprizat e këtij viti shpluhrosjen e operetës ‘Agimi’, që do të prezantohet për publikun 70 vjet nga vënia e saj e parë në skenë.
Nga SYRI TV
‘MIK Festival’ rikthehet këtë vit të shtatë të organizimit me një edicion special në Korçë, që shpluhros historinë e operetës ‘Agimi’ në 70-vjetorin e vënies për herë të parë në skenë. Teatri Andon Zako Çajupi do të rrok muzikën dhe fuqinë e veprës madhështore që rilind në një formë krejt unikale nga puna e sopranos Inva Mula dhe stafi përgatitor i ‘MIK FESTIVAL’.
Rrugëtimi i eventit u çel me pianistin Red Radoja në ambientet e Teatrit, për t’u zhvendosur në Hanin e Pazarit me tingujt e trios nga Maqedonia e Veriut. Më tej festivali do të zhvendoset në Drenovë, ku sopranoja do të prezantojë romantikët e muzikës franceze përmes një rrëfimi, për të përmbyllur ngjarjen kulturore në oborrin e Kishës së Shën Kollit në Voskopojë, në të cilën bashkohet shpirti, muzika dhe mjeshtëria e punës së dorës.
‘MIK FESTIVAL’ është kthyer në një ngjarje kulturore traditë, me synimin për të ndriçuar mendjen e zemrat e dashamirësve të artit me shije të lartë estetike, e për t’i kthyer vëmendjen e merituar muzikës klasike shqiptare.
Burimi