Mbi 200 emigrantë mbërrijnë në Kanalin e La Manshit

Mbi 200 emigrantë mbërrijnë në Kanalin e La Manshit

Rreth 225 persona me katër varka mbërritën dje në Britaninë e Madhe, duke e çuar numrin e refugjatëve në afro 30 000, deri më tani – këtë vit, sipas të dhënave më të fundit të Home Office.

“Një person u raportua i vdekur pasi varka ku ai dhe shumë refugjatë të tjerë qëndronin u shfry, njerëzit në bord u kthyen me not në plazh”, thanë autoritetet.

Shërbimet e urgjencës u përpoqën ta ndihmonin burrin, por ai vdiq në vendngjarje.

Deri më tani – këtë vit, janë raportuar 49 vdekje nga roja bregdetare franceze.

Pas vdekjes se tre personave në Kanalin e La Manshit të mërkurën e kaluar, organizatat e refugjatëve thanë se vdekjet ishin bërë “tmerrësisht të rregullta” dhe se ato nuk duhej të normalizoheshin apo pranoheshin.

“Një total prej 29 867 refugjatësh kanë mbërritur në Britaninë e Madhe deri më tani – këtë vit pasi kanë kaluar La Manshin”, sipas shifrave të Home Office (Deparatamenti përgjegjës për emigracionin, sigurinë dhe ligjin dhe rendin).

Sipas statistikave, është regjistruar një rritje prej 12% e numrit të mbërritjeve – krahasuar me 2023 (26 605) dhe një ulje prej 22% se në 2022 (38 435). 
Burimi