
Masakër në Guayaquili, të paktën 15 viktima në burg
👁2066
Një sherr mes të burgosurish në një burg në qytetin-port të Guayaquilit në Ekuador është kthyer në masakër, ku 15 të dënuar mbetën të vrarë ndërsa 14 të tjerë të plagosur.
Ka qenë drejtoria e burgjeve ekuadoriane e cila ka konfirmuar masakrën, duke kërkuar dhe ndihmën e autoriteteve për të kryer hetime të mëtejshme.
Ekuadori është bërë një nga vendet më të dhunshme në botë dhe qendër kryesore e trafikut të drogës në vitet e fundit.
Burgu Litoral është më i madhi i Ekuadorit, që mban 6.800 të burgosur, pjesa më e madhe e të cilëve janë anëtarë të grupeve rivale.
Burimi