Masakër në Gaza, 66 të vrarë. Hamasi: Nuk ka marrëveshje me Izraelin

Masakër në Gaza, 66 të vrarë. Hamasi: Nuk ka marrëveshje me Izraelin

Nuk kanë të ndalur sulmet izraelite mbi Gazën. Mediat ndërkombëtare, duke u bazuar në shifrat e autoriteteve palestineze, bëjnë me dije se në orët e para të së enjtes afro 66 palestinezë janë eliminuar.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë bëjnë me dije se trupat izraelite vijuan me inkursionin përgjatë skajit verior të territorit të Rripit të Gazës, shkruan A2 CNN.

Ushtria izraelite nuk ka bërë asnjë reagim për këtë operacion, e cila ka prekur qytetet e Beit Lahija dhe Jabalia. Zyrtarët izraelitë e justifikojnë sulmin me domosdoshmërinë për eliminimin e luftëtarëve të Hamasit dhe shkatërrimi i mundësive për rigrupimin e tyre. 

Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së shefit të Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya, tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters se nuk do të ketë marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit me Izraelin nëse nuk përfundon lufta në enklavën palestineze.

“Është një ekuacion i balancuar. Ne e themi shumë qartë se duam që ky agresion të ndalet. Nëse agresioni nuk përfundon, pse rezistenca dhe në veçanti Hamasi do të kthejë të pengjet? Pse t’i kthejmë robërit izraelitë nëse lufta vazhdon. Si do të mundet që një i arsyeshëm ose i çmendur të humbiste një kartë të fortë që zotëron ndërkohë që lufta po vazhdon?”, u shpreh Khalil al-Hayya, shefi në detyrë i Hamasit.

Operacionet izraelite në Gaza janë fokusuar për javë të tëra në skajin verior të territorit, ku ushtria ka rrethuar tre qytete të mëdha dhe ka urdhëruar banorët të largohen. Banorët në tre qytetet – Jabalia, Beit Lahiya dhe Beit Hanoun – thanë se forcat izraelite kishin shkatërruar qindra shtëpi që kur filluan ofensivën e fundit më 5 tetor.

Sakaq, Senati amerikan bllokoi iniciativën legale e cila do të ndalonte shitjen e disa armëve amerikane për Izraelin, i cili ishte paraqitur nga shqetësimi për katastrofën e të drejtave të njeriut me të cilat përballen palestinezët në Gaza. 79 nga 100 senatorë e kundërshtuan këtë rezolutë. 
Burimi