‘Luftë e ftohtë’, Rusi- Britani e Madhe pas dëbimit të 6 diplomatëve nga Moska. Reagon Londra: Po mbrojmë interesat tona kombëtare
Rusia ka marrë vendim për të dëbuar nga vendi gjashtë diplomatë britanikë, nën akuzën se “detyra kryesore e tyre është shkaktimi i një disfate strategjike” në Moskë.
Lidhur me këtë vendim të Putinin, ka reaguar qeveria britanike.
Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar një deklaratë duke i quajtur akuzat e bëra nga shërbimi i sigurisë ruse FSB kundër stafit të saj si “plotësisht të pabaza”, raporton BBC.
“Autoritetet ruse revokuan akreditimin diplomatik të 6 diplomatëve të Mbretërisë së Bashkuar në Rusi muajin e kaluar, pas veprimeve të ndërmarra nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në përgjigje të aktivitetit të drejtuar nga shteti rus në të gjithë Evropën dhe në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në deklaratë.
“Ne nuk kërkojmë falje për mbrojtjen e interesave tona kombëtare.”
Burimi