Lindja e Mesme, Irani do t’i japë një kundërpërgjigje vendimtare dhe të dhimbshme sulmit izraelit
👁1503
Irani do t’i japë një përgjigje vendimtare dhe të dhimbshme sulmit të fundit të Izraelit.
Raportohet se me shumë mundësi sulmi do të ndodhë përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.
“Përgjigja e Republikës Islamike të Iranit ndaj sulmit të regjimit sionist do të jetë vendimtare dhe e dhimbshme”, thuhet nga një zyrtar i lartë, shkruajnë mediet e huaja.
Izraeli priste një përgjigje të mundshme iraniane, hakmarrje për breshërinë e raketave balistike të Iranit më 1 tetor në vend. Izraeli ka paralajmëruar Teheranin se çdo sulm i mëtejshëm në tokën e tij do të trajtohet me vendosmëri.
Burimi