Lidhi në hambar për 4 vjet vajzën që e njohu online, e përdhunoi dhe e la shtatzënë, del në gjyq maniaku

Lidhi në hambar për 4 vjet vajzën që e njohu online, e përdhunoi dhe e la shtatzënë, del në gjyq maniaku

Viktima raportohet se kishte udhëtuar drejt fshatit Glogow në perëndim të Polonisë për t’u takuar me Mateusz J, me të cilin i njohën në një rrjet njohjesh të reja, por përfundoi e burgosur për gati 4 vjet.
Viktima e njohur vetem si Malgorzata, u njoh me Mateusz J në 2019 por pasi shkoi ta takonte në fshatin Glogow u mbajt kundër dëshirës së saj për gati kater vjet ndërsa u përdhunua e keqtrajtua.
Gjatë kësaj kohe ajo kishte mbetur shtatzënë dhe sipas raportimeve beben e dha për adoptim. Makthi i saj kishte vijuar derisa 25 vjeçari pësoi një plagosje në shpatull dhe vajza kishte arritur të jepte alarmin duke bere qe i dyshuari u te arrestohej.
Viktima tha për rrjetin vendas myGlogow: “Ai më mbylli sytë që të mos shikoja ku jetonim kur më çoi në spital. Këtë e bënte gjithashtu kur më çonte për t’u larë. Nganjëherë me lante me zorrën e ujit por nëse sillesha mirë me sillte ujë të ngrohtë. Kur nuk kënaqej me mua më rrihte e më linte pa ngrënë”.
Qelia ku mbahej e mbyllur viktima ishte pranë shtëpisë së fqinjëve që u shokuan kur kuptuan makthin që po ndodhte pranë tyre. Viktima ka thënë se i mohoheshin produkte higjene, rrymë elektrike apo ujë i rrjedhshëm, shkruan rrjeti britanik The Mirror.
Mateusz është arrestuar dhe përballet me 25 vjet burg për abuzim seksual dhe burgosje të jashtëligjshme.
Rasti i tmerrshëm që vijon të gjykohet, është i ngjashëm me atë të maniakut austriak Josef Fritzl të burgosur në 2009 për pengmarrjen e Elisabeth që mabnte në një dhomë të fshehtë në shtëpinë e tij.
Burimi