Kur priten rezultatet e para nga qarku më i populluar i Arizonës
Numërimi i fletëve të hershme të votimit në një qark kyç në Arizona po ecën më ngadalë se sa pritej, tha një zyrtar i qarkut për CNN.
Qarku Maricopa, ku jeton shumica e votuesve të rëndësishëm të këtij shteti, do të publikojë rezultatet e para të 1.1 deri në 1.2 milionë votave rreth orës 10 të mbrëmjes ET ose një orë pas mbylljes së kutive të votimit, sipas zyrtarit. Ky numërim do të përfshijë vetëm votat deri të martën, më 29 tetor.
Kjo është disa ditë para vlerësimit fillestar të zyrtarit, i cili mendonte se numërimi i parë do të përfshinte votat deri të paktën të premten, më 1 nëntor.
Zyrtari e justifikon ngadalësinë e numërimit për shkak të një fletëvotimi me dy faqe, gjë që dyfishon sasinë e letrës për t’u përpunuar.
Megjithatë, ky numërim i parë pritet të përbëjë 55% të totalit të parashikuar të votave në Qarkun Maricopa, ku përfshihet edhe Phoenix. Pas këtij numërimi të parë, qarku do të publikojë grupin tjetër të votave, i cili përfshin edhe votat e ditës së zgjedhjeve, të mërkurën./CNN- Syri.Net
Burimi