
Kryeministri spanjoll do të vizitojë vendet afrikane në një përpjekje për të reduktuar fluksin e emigrantëve
👁684
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të vizitojë tre shtete afrikane, Mauritaninë, Gambinë dhe Senegalin, për shkak të numrit të madh të emigrantëve në Spanjë.
Sanchez është nën presionin e Partisë Popullore dhe të djathtës ekstreme, si dhe presidentit rajonal të Ishujve Kanarie, Fernando Clavicho, i cili paralajmëroi se kapaciteti për të pritur emigrantë të paligjshëm është tejmbushur.
Qëllimi i vizitës së Sanchez është të përpiqet të ndalojë fluksin e emigrantëve që mbërrijnë në Ishujt Kanarie nga këto tre vende afrikane, ku tensionet sociale po rriten për shkak të mbërritjes së tyre.
Burimi