Konsumuan një pjatë tradicionale me breshkë deti, humbin jetën 3 persona në Filipine, helmohen 32 të tjerë
Tre persona kanë vdekur dhe të paktën 32 janë shtruar në spital në Filipine pasi kishin ngrënë një breshkë deti të gatuar. Dhjetra indigjenë Teduray raportuan simptoma duke përfshirë diarre, të vjella dhe dhimbje barku pasi hëngrën gjellën e breshkës javën e kaluar në një qytet bregdetar në provincën Maguindanao del Norte.
Edhe pse është e paligjshme gjuetia ose ngrënia e breshkave të detit sipas ligjeve mjedisore të Filipineve, ato ende konsumohen si një ushqime tradicionale në disa komunitete. Por breshkat e detit që konsumojnë algat e kontaminuara mund të jenë toksike kur gatuhen dhe hahen. Disa nga qentë, macet dhe pulat që ishin ushqyer me të njëjtën breshkë deti ngordhën gjithashtu, tha një zyrtar lokal duke shtuar se autoritetet po hetonin shkakun e vdekjeve.
Breshka e detit ishte gatuar si “adobo”, një pjatë popullore tradicionale filipinase e përbërë nga mish dhe perime të ziera në uthull dhe salcë soje. Shumica e personave të shtruar në spital janë liruar ndërsa tre të vdekurit janë varrosur menjëherë, sipas traditës vendase. Në vitin 2013 , 68 njerëz në provincën Samar Lindore të Filipineve u sëmurën – dhe katër prej tyre vdiqën – pasi hëngrën një breshkë deti të gjetur pranë fshatit të tyre.
Burimi