Konflikti ushtarak në Ukrainë/ Vatikani çon në Moskë të dërguarin papal për paqe, takime me Mitropolitin e Kishës Ortodokse Ruse
Kryetari i Departamentit të Patriarkanës së Moskës për Marrëdhëniet e Jashtme të Kishës, Mitropoliti Anthony i Volokolamsk, u takua të martën me të dërguarin papal për paqen, kardinalin Matteo Zuppi.
“Mitropoliti Anthony i Voloklamsk i mirëpriti mysafirët në emër të Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill. Palët diskutuan çështje humanitare të lidhura me konfliktin në Ukrainë, si dhe çështje të tjera me interes të ndërsjellë,” tha Departamenti për Marrëdhëniet me Kishën e Jashtme të Patriarkanës së Moskës.
Më herët, ministria e jashtme ruse tha se kardinali Zuppi u takua me ministrin e Jashtëm, Sergej Lavrov për të diskutuar bashkëpunimin humanitar në kontekstin e konfliktit ukrainas.
Një burim i mirëinformuar në Selinë e Shenjtë tha se kardinali Zuppi ishte nisur për në Moskë për të diskutuar çështje humanitare. Kardinali, sipas burimeve, do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë rusë, ombudspersonë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fëmijëve, si dhe me klerin.
Burimi