Kina po tregon muskujt, por pushtimi i Tajvanit mbetet sërish mjeti i fundit

Kina po tregon muskujt, por pushtimi i Tajvanit mbetet sërish mjeti i fundit

Nga Frank Gardner, BBC
Qëllimi i këtyre stërvitjeve ushtarake nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (PLA) është frikësimi.
Pekini është zotuar prej kohësh të “ribashkojë” Tajvanin me kontinentin, me forcë nëse është e nevojshme, dhe se do ta bëjë këtë shumë përpara 100-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste Kineze (PKK) në vitin 2049.
Idealisht, Kina do të donte që kjo të ndodhte pa u qëlluar një plumb dhe që Taipei t’i nënshtrohej vullnetarisht sundimit të tij – por popullsia e Tajvanit e ka parë e tmerruar shtypjen e demokracisë në Hong Kong, dhe shumica e njerëzve janë edhe më pak të etur se më parë për t’u qeverisur nga një autokraci komuniste njëpartiake.
Përgjigja e Pekinit është që t’i kujtojë Tajvanit epërsinë e tij dërrmuese strategjike. Kohët e fundit Kina ka nisur një operacion masiv ushtarak në të gjitha fushat: raketa hipersonike, aeroplanmbajtëse, koka bërthamore dhe avionë luftarakë të gjeneratës së pestë. Marina kineze tani është më e madhja në botë dhe ende në rritje.
E megjithatë një pushtim në shkallë të plotë i Tajvanit do të ishte një mjet i fundit për Partinë Komuniste Kineze. Do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm, si për sa i përket fuqisë njerëzore, ashtu edhe dëmit ekonomik për ekonominë globale.
Për Pekinin ekziston edhe faktori i madh i panjohur: sa larg janë të gatshme të shkojnë SHBA-të për të mbrojtur Tajvanin?
Burimi