Keni probleme me fjetjen? Ja metoda si t’i mbyllni sytë për dy minuta
Nëse keni probleme me gjumin , ekziston një truk i shpejtë që mund t’ju ndihmojë të flini.
Sipas ekspertit kanadez të fitnesit Justin Agustin, i cili ka detajuar një teknikë që ai thotë se është zhvilluar nga ushtria amerikane për të ndihmuar pilotët luftarakë të bien në gjumë në situata të zhurmshme dhe stresuese.
Agustin thotë se truku ju ndihmon të bini në gjumë brenda dy minutave dhe funksionon për rreth 90% të atyre që provojnë.
Metoda përbëhet nga një kombinim i frymëmarrjes së thellë dhe vizualizimit në një përpjekje për të “mbyllur trupin”, një pjesë në një kohë.
Ju filloni duke u shtrirë në çdo pozicion të rehatshëm në shtrat dhe më pas vjen një seri vizualizimesh për të relaksuar muskujt në çdo pjesë të trupit duke filluar nga balli juaj. Relaksoni sytë, faqet, nofullën tuaj dhe fokusohuni në frymëmarrjen tuaj
Më pas lëvizni poshtë në qafë dhe shpatulla. Sigurohuni që supet tuaja të mos jenë të ngushta. Lërini ato sa më poshtë që të mundeni dhe mbajini krahët të relaksuar duke përfshirë duart dhe gishtat.
Faza tjetër është të përfytyroni një ndjesi të ngrohtë që udhëton nga maja e kokës deri te majat e gishtave.Dhe më pas relaksoni muskujt në çdo pjesë të trupit duke filluar nga balli juaj.
Burimi