‘Kemi identifikuar të gjitha objektivat në Izrael’/ Paralajmëron Irani: Do të marrë një përgjigje proporcionale ndaj çdo sulmi!

‘Kemi identifikuar të gjitha objektivat në Izrael’/ Paralajmëron Irani: Do të marrë një përgjigje proporcionale ndaj çdo sulmi!

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka thënë se Teherani do të japë një përgjigje proporcionale ndaj çdo sulmi izraelit në tokën iraniane, dhe se tashmë ka identifikuar të gjitha objektivat në territoret e pushtuara nga Izraeli.
“Ne kemi identifikuar të gjitha objektivat në Izrael dhe ai do të marrë një përgjigje proporcionale ndaj çdo sulmi kundër Iranit”, tha Araghchi gjatë një interviste për kanalin televiziv turk NTV, e cila u publikua të shtunën.
Araghchi, i cili ishte në Turqi të premten dhe të shtunën për të marrë pjesë në një takim ministror mbi bashkëpunimin rajonal në Kaukaz, i tha gjithashtu rrjetit televiziv se çdo sulm izraelit ndaj Iranit konsiderohet, si një vijë e kuqe për Republikën Islamike.
“Për ne, çdo sulm kundër Iranit do të thotë kalim i vijës së kuqe. Nuk do ta lëmë pa përgjigje një sulm të tillë. Një përgjigje e nevojshme do t’i jepet çdo sulmi ndaj objekteve bërthamore të Iranit ose çdo sulmi të ngjashëm”, vuri në dukje kryediplomati.
Ai tha gjithashtu se Irani e konsideron SHBA-në një aleat të Izraelit, pasi regjimi kryen krimet e tij në Gaza dhe Liban, duke përdorur armë të furnizuara nga Amerika.
“Për ne, SHBA-ja është aleate me izraelitët dhe nëse një luftë në shkallë të gjerë ndodh në rajon, SHBA-të do të tërhiqen gjithashtu në të dhe ne nuk e duam fare këtë”, tha Araghchi.
Komentet e Araghchi vijnë pasi Izraeli ka kërcënuar se do të sulmojë Iranin, pas operacionit raketor të Republikës Islamike kundër objektivave ushtarake dhe të sigurisë së regjimit më 1 tetor.
Irani kreu operacionin si hakmarrje për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh nga Izraeli në Teheran në fund të korrikut, si dhe vrasjen e liderit të Hezbollahut, Sayed Hassan Nasrallah dhe komandantit ushtarak Iranian, Abbas Nilforoushan në fund të shtatorit.
Irani thotë se e kreu operacionin në mungesë të një përgjigjeje të fortë nga komuniteti ndërkombëtar ndaj akteve të agresionit të Izraelit./ IRNA.
Burimi