KE-ja do të ketë një komisioner për zgjerim, pritet ta drejtojë një kroate?
Përbërja e re e Komisionit Evropian do të përfshijë një komisioner për zgjerim, njoftoi sot presidentja e këtij organi, Ursula von der Leyen.
Kjo e fundit deklaroi në Forumin Strategjik të Bled-it se çështja e zgjerimit u rikthye në “krye të agjendës politike” në mbledhjen e fundit të komisionit. Në mbledhjen e re ky proces duhet të përshpejtohet më tej dhe të marrë “vëmendjen e plotë”.
“Prandaj, në përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila duhet të prezantohet së shpejti, do të jetë edhe një komisioner për zgjerim”, njoftoi Von der Leyen, shkruan index.hr.
Kryetari i KE-së tha se zgjerimi është një “investim” në sigurinë evropiane dhe konkurrencën ekonomike dhe bëri të ditur se gjashtë vendet kandidate së shpejti do të prezantojnë planin e tyre të reformës, i cili do të shpërblehet me investime evropiane në vlerë totale prej gjashtë miliardë eurosh.
Ndryshe, kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka thënë më herët se Kroacia do të jetë jashtëzakonisht e kënaqur me departamentin që kandidatja kroate Dubravka Suica do ta marrë në Komisionin e ri, por nuk ka dashur të thotë se për cilën fushë bëhet fjalë – duke lënë hapësirë se bëhet fjalë për komisionerin për zgjerim.
Burimi