Kaluan në mënyrë të jashtëligjshme kufirin, Rusia shpall në kërkim 6 gazetarë

Kaluan në mënyrë të jashtëligjshme kufirin, Rusia shpall në kërkim 6 gazetarë

Ministria e brendshme ruse ka vendosur gjashtë gazetarë të huaj në listën e personave të kërkuar për shkak të kalimit të paligjshëm të kufirit për të raportuar mbi zhvillimet në rajonin e Kursk pas sulmit të forcave ukrainase në anën tjetër të kufirit, njoftoi të enjten agjencia e lajmeve TASS.
Agjencia ruse e sigurisë FSB njoftoi muajin e kaluar se ka hapur hetimet penale ndaj disa gazetarëve, përfshirë ndaj një korrespondenti britanik të rrjetit amerikan televiziv CNN, një gazetari të medias gjermane Deutsche Welle, një gazetareje të televizionit publik Italian RAI dhe tre ukrainasve që punojnë për kanalin televiziv 1+1.
Kompanitë e mediave të këtyre gazetarëve kishin thënë paraprakisht se raportimet e tyre nga udhëtimet në Kursk ishin legjitime.
Ministria e jashtme e Italisë e thirri ambasadorin rus në Romë në takim për duke shprehur “befasinë për këtë vendim të pazakontë të Moskës” ndaj gazetares të RAI-t, Stefania Battisini, shkroi në rrjetin social X Ministri i Jashtëm Italian Antonio Tajani.
Forcat ukrainase e filluan sulmin e tyre më 6 gusht dhe ende gjenden në brendësi të territorit të Rusisë megjithë tërheqjen në disa pjesë të territorit për shkak të kundër-ofensivës ruse.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente