Kalifornia heton origjinën e mundshme e gripit të shpendëve

Kalifornia heton origjinën e mundshme e gripit të shpendëve

Zyrtarët shëndetësorë të Kalifornisë po monitorojnë një rast të mundshëm të gripit të shpendëve në një fëmijë që u sëmur pasi pinte qumësht të papërpunuar.

Fëmija kishte shkuar në urgjencën lokale në nëntor me ethe dhe të vjella pasi kishte konsumuar qumësht të papërpunuar dhe rezultoi pozitiv me gripin e shpendëve. Fëmija aktualisht është shëruar dhe për fat të mirë nuk janë prekur familjarët e tij.

Autoritetet e shëndetit publik të Kalifornisë hetuan markën “Raw Farm” që shiste këtë produkt dhe gjetën virusin në monstrat e qumështit me shumicë dhe produkteve në shishe. Dhe në fund të muajit të kaluar kjo markë u detyrua të ndalonte shitjen e qumështit

Sipas mjekëve nëse dyshoni se jeni të preku nga gripi i shpendëve keni këto simptoma si skuqje të syve, dhimbje të fytit, rrjedhje hundësh, kollë, diarre, të vjella, dhimbje trupi, lodhje, probleme me gëlltitjen dhe temperaturë. Syri.net-Cnn

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente