Kafeja/ Përmirëson kujtesën, largon stresin. Parandalon sëmundjet e zemrës
Tre filxhanë kafe në ditë mund të kenë efekte pozitiv në shëndet, veçse u nxjerrin gjumin në mëngjes. Një studim tregon se përmirëson kujtesën, largon stresin dhe ndikon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare
Një filxhan kafe në mëngjes mund të bëjë më shumë se tu zgjojë nga gjumi, sipas një studimi.
Sasi të moderuara të marrjes së kafeinës me ose pa ëmbëlsues të përcaktuara si rreth tre filxhanë kafe ose çaj në ditë, ndikojnë në një rrezik më të ulët të sëmundjeve të kardiovaskulare
Studiuesit analizuan të dhënat e 180 mijë personave, dhe u pa si kafeja e pa ëmbëlsuar dhe kafeja e ëmbëlsuar ndikojnë në trup.
Hulumtimi tregoi se pas një periudhe shtatëvjeçare, ata që zgjodhën kafenë e pa ëmbëlsuar kishin një jetëgjatësi më të madhe, rreth 16-20%, në krahasim me ata që nuk e konsumonin fare.
Këto shifra u rritën në 29-31% kur bëhej fjalë për pjesëmarrësit që shtonin rregullisht rreth një lugë kafeje sheqer.
Edhe pse gjetjet janë interesante, për disa dietologë ato nuk janë edhe aq befasuese.
Kjo sepse ka shumë të dhëna që tregojnë se kafeja është një pije e shëndetshme dhe anti-inflamatore.
Sipas tyre, kafja e zezë është më e shëndetshmja, sepse përmban të gjitha polifenolet dhe antioksidantët e duhur, pa asnjë nga komponentët inflamatore.
Sa i përket kafesë që është e ëmbëlsuar me pak sheqer, studimi tregoi se në thelb ka të njëjtin efekt.
Dietologët e mbështesin këtë duke thënë se 1 lugë kafeje sheqer është një sasi e vogël nëse merret parasysh fakti që ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm.
Ekspertët thonë se pasojat më të rënda shëndetësore kanë pijet me shumë sheqer, që përmbajnë nga tetë deri në 12 lugë çaji sheqer, përfshirë këtu edhe kafenë që shitet e gatshme.
Burimi