![Janinë/ Në gjëndje të rëndë për jetën, 19-vjeçari tenton të vrasë veten në shtëpinë e gjyshes](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/janine-ne-gjendje-te-rende-per-jeten-19-vjecari-tenton-te-vrase-veten-ne-shtepine-e-gjyshes_66d5fa3ede299.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Janinë/ Në gjëndje të rëndë për jetën, 19-vjeçari tenton të vrasë veten në shtëpinë e gjyshes
👁1541
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme, 2 shtator, në një lagje të Janinës, ku një 19-vjeçar ka qëlluar veten me armë zjarri.
Siç raportojnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur studenti 19-vjeçar ka vizituar gjyshen e tij në shtëpinë e saj dhe pasi ka gjetur një armë zjarri brenda shtëpisë, ka shkuar në tualet dhe ka qëlluar veten.
Deri më tani nuk dihet se kujt i përkiste arma që i riu ka përdorur dhe motivet që e shtynë atë të ndërmerrte ketë akt.
Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca, e cila më pas ka transportuar të riun në spital në gjendje kritike për jetën.
Nga provat e deritanishme nuk ka të dhëna për aktivitet kriminal dhe dyshohet për tentativë vetëvrasje.
Burimi