Izrael/ Gjykata vendos që burrat ultra-ortodoksë do të shërbejnë në ushtri
Gjykata Supreme e Izraelit vendosi njëzëri të martën që ushtria izraelite të fillojë t’i thërrasë për shërbim në ushtri burrat ultra-ortodoksë. Ky vendim mund të çojë në dështimin e koalicionit qeverisës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, në një kohë kur Izraeli është duke bërë luftë në Gazë.
Shumicës së burrave dhe grave hebraike në Izrael u kërkohet ta kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në moshën 18-vjeçare.Por, ultra-ortodoksët, të cilët janë të fuqishëm politikisht, nuk detyroheshin ta kryenin shërbimin, nëse studionin në seminare fetare me orar të plotë. Përjashtimi i tyre nga kryerja e shërbimit zemëroi publikun e gjerë, posaçërisht në kohën kur qindra ushtarë janë vrarë gjatë luftës me Hamasin – grupin e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Izraeli dhe Hamasi duket se po pajtohen çdo herë e më pak për mënyrën se si duhet të zbatohet një marrëveshje e mundshme për armëpushim, raporton REL.
Burimi