Humbi zgjedhjet, Harris telefonon Trump, e uron për fitoren dhe i kërkon të…
Nënpresidentja Kamala Harris i ka telefonuar Donald Trump për ta uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, sipas CBS News, partneri amerikan i BBC-së.
Gjatë telefonatës, Harris theksoi rëndësinë e transferimit paqësor të pushtetit dhe të qenit një president për të gjithë amerikanët, tha një ndihmës i lartë i Harris për CBS.
Ajo pritet t’i drejtohet publikut kur të mbajë një fjalim në Universitetin Howard më vonë gjatë ditës së sotme.
Presidenti, tashmë i shpallur i SHBA, Donald Trump ka fituar së fundi edhe në Michigan, duke thelluar akoma më shumë revanshin kundrejt të majtëve amerikanë.
Deri tani, Donald Trump ka marrë 292 vota elektorale, ndërsa Harris 223.
Për të qenë president i Amerikës, nevojiten 270 vota elektorale.
Burimi