Homazhet për poetin Agim Doçi bëhen në një agjenci funerale, institucionet nuk organizuan asgjë në nder të tij

Homazhet për poetin Agim Doçi bëhen në një agjenci funerale, institucionet nuk organizuan asgjë në nder të tij

Në një agjenci funerale u mbajtën homazhet për poetin Agim Doçi, fitues i mbi 50 çmime në festivale të këngës. Ai u nda nga jeta për shkak të një hemorragjie cerebrale, ndërsa nuk dihet pse institucionet nuk organizuan homazhet në nder të tij.
Agim Doçi ishte një prej krijuesve të shumë teksteve të këngëve shqiptare.
Në festivalet e këngës ishte fitues i mbi 50 çmimeve, krijues i  më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivale i kanë rezistuar kohës dhe vijojnë të dëgjohen dhe sot. I këndonte gëzimit, dashurisë dhe jetës.
Mes tyre “Nata” e Aurela Gaces,  “Loçka jeme” kënduar nga Albërie Hadërgjonaj, ‘Ma ke prish gjumin e natës’ kënduar nga Sabri Fejzullahu dhe Ledina Çelo. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri.
 
Burimi