![Hera e shtatë në tre vite, Bullgaria mban zgjedhje të parakohshme më 27 tetor](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/hera-e-shtate-ne-tre-vite-bullgaria-mban-zgjedhje-te-parakohshme-me-27-tetor_66cc5d4eede47.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Hera e shtatë në tre vite, Bullgaria mban zgjedhje të parakohshme më 27 tetor
👁1186
Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 27 tetor.
Lajmi u dha sot nga presidenti i vendit Rumen Radev, duke i bërë këto zgjedhjet e shtata në vetëm 3 vite në Bullgari.
Edhe kësaj radhe arsyeja është mungesa e një kompromisi mes partive për të krijuar një koalicion qeverisës.
Radev tha se një qeveri e përkohshme nën Dimitar Glaftsev do të betohet në parlamentin e Bullgarisë nesër, të martën, për të udhëhequr vendin deri në daljen e rezultatit të zgjedhjeve.
Burimi