Grabitësit spanjollë nuk i tremben përmbytjeve, vjedhin dyqanet në zonat e prekura
👁5402
Policia spanjolle arrestoi 39 persona gjatë natës si pjesë e një operacioni për parandalimin e krimit në pjesët tregtare të zonave të goditura nga përmbytjet. Policia thotë se ka gjetur një numër sendesh të vjedhura. Grabitësish kishin shënjestruar një argjendari, ku kishin vjedhur objekte me vlerë të lartë. Megjithatë policia sekuestroi sendet e vjedhura.
Prej ditësh Spanja është goditur nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje, duke bërë që 158 persona të kenë humbur jetën. Zona më e prekur është Valencia, e cila numëron numrin më të lartë të viktimave.
Përmbytjet e shpejta që përshkuan pjesë të Spanjës lindore kanë shkatërruar ndërtesa dhe infrastrukturë, duke fshirë makina dhe duke grumbulluar mbeturina në rrugë
Burimi